Vetëm 4 viet pas ndërtimit, tërmeti çan kolonat e mbikalimit të Shkozet, rrezikon të shembet

Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 vite nga ndërtimi i mbikalimit të Shkozet, prej ditës së djeshme nuk do të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Vendimi vjen pas çarjeve të kolonave të saj anësore, për shkak të tërmetit që ra mëngjesin e së martës.

Ishte ministri i Transporteve në atë kohë, Edmond Haxhinasto, që ne 2015 përuroi punimet, e duke theksuar se ishte bërë përpjekje serioze për të sjellë një standard të ri.

8 milion euro u dhanë për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit nga Fondi Saudit për Zhvillim, ndërsa kontraktor ishte Green Line Trading and Contracting Co (Ë.L.L), Kuvajt.

Gabimisht kemi shkruar se punimet e mbikëqyrjes u kryen nga firma CEC Group e Tiranës, e cila në të vërtetë nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto punime. Firma që ka kryer mbikëqyrjen në fakt është kompania kuvajtiane CEC Zaydi Partners dhe THC.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT