Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Trupat e pajetë të pesë foshnjave janë gjetur në shtëpinë e një çifti në Orange, në departamentin Vaucluse të rajonit të Provencës në Francë, gjatë një kontrolli të kryer nga policia.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë hetimit, shkruan La Repubblica.

Mbetjet e foshnjave ishin ruajtur në kuti brenda banesës së çiftit. Gruaja ka sjellë në jetë dje një fëmijë, i cili është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së foshnjave këtë vit në Francë. Në shkurt, një grua rreth 50 vjeç u arrestua pasi dy trupa foshnjash u gjetën në ngrirësin e saj në Haute-Saône.

Në vitin 2015, në jug të Francës, u gjetën gjithashtu trupa foshnjash në ngrirësin e një banese, edhe në atë rast bëhej fjalë për pesë foshnja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT