Takime me Lapajn e Qorin? Noka jep detaje si do të përzgjidhet emri i kandidatit të opozitës: Ne do ta fitojmë bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike ka nisur sot takimet me aleatët për të gjetur me konsensus kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, Noka u shpreh se PD është e hapur për negociata me të gjitha partitë e djathta opozitare lidhur me emrin që do kandidojë për bashkinë Tiranë.
“Ne sot kemi nisur takimet me aleatët. Faza e parë ka të bëjë me takime me të gjithë aleatët, partitë politike parlamentare për të profilizuar kandidatin që opozita do të ketë për bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera. PD është e hapur që të konsultohet me të gjitha partitë opozitare për të gjetur kandidatin për t’u përballur me “narko-regjimin”. Ne e konsiderojmë të mundshme fitoren në bashkinë e Tiranës dhe bashkive të tjera në rast se do të unifikohemi përballë këtij regjimi”, tha Noka.
Pyetje: Partitë e reja do të ketë takime me Lapajn, Qorin dhe të tjerët. Kush nga këto parti nuk lejohen, a ka një vijë të kuqe?
“Unë thashë që takimi është me partitë parlamentare. Qori është parti e majtë radikale ne flasim për parti të qendrës dhe të djathtë dhe faktorë të tjerë politikë që kontribuojnë në këtë shoqëri. Ne nuk kemi asnjë vijë të kuqe për asnjë”, përgjigjet Noka.
Tre të mandatuarit e Sali Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka zhvilluan mesditën e së shtunës një me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe kreun e PAA, Agron Duka.