Mesazhi i Palmer nga Mali i Zi: SHBA po përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

Matthew Palmer pas postit të ri si Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se SHBA tregon se janë shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor.
Palmer zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.
“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë ta vizitoj së pari pasi mora përsipër këtë pozicion”, tha Palmer.
Sipas Palmer, i cili është edhe një ndihmës sekretar i shtetit, emërimi i tij në këtë post tregon së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përqendruar sërish në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Marković uroi Palmerin, duke shprehur mendimin e tij se emërimi mund të bëjë arritjen e qëllimeve strategjike të rajonit më shpejt dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.
“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që kjo pozitë është e zënë nga dikush aq i njohur me Ballkanin si ju,” tha Markovi.