“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

Pedagogu Rezart Prifti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat mbi faktin nëse PD-ja është gati të marrë në dorë qeverisjen e vendit nëse kryeministri Edi Rama jep dorëheqjen.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Rezart Prifti: E zëmë se Rama çohet nesër në mëngjes dhe jep dorëheqjen. Por, e lë me amanet të plotfuqishëm që gjithë këtë ngrehinë që unë kam ngritur për 13 vjet ta marrë Partia Demokratike ekskluzivisht. Tani kam një pyetje për ty si përfaqësues i Partisë Demokratike. Unë si popull, kur mendoj që do vijë Partia Demokratike në pushtet, duhet të krijoj nga ana vizuale kush është Partia Demokratike. Domethënë, kush do merret me financat e këtij qilari që ka mbetur, kush do merret me bujqësinë, me të gjitha.

Lisandër Hoxha: Zotëri, nuk ndodh kjo. E dyta, ka procese të brendshme partia, ka gara.

Rezart Prifti: Partia jote? Lëre se i di unë proceset, unë e hëngra. Unë i besova dhe e hëngra.

Lisandër Hoxha: Po për çfarë më pyet?

Rezart Prifti: Të pyeta tjetër gjë: ikën Rama dhe zhduket, çfarë bën PD-ja?

Lisandër Hoxha: Nuk ndodh kjo. Nuk mund të merremi me “sikur”.

Rezart Prifti: Nuk po e kupton metaforën e asaj që them unë.

Lisandër Hoxha: E kuptoj unë, por nuk është normale që të hyj në këtë përrua. Nuk bëj nga këto gallata unë. Aty ka procese. Qeveritë në hije, kur nuk i ka bërë publike PD-ja, si m’i kërkon mua? Ku t’i nxjerr unë? Nuk ka ekip PD-ja sepse nuk je në proces zgjedhor.

Rezart Prifti: Këtë pra më thuaj. PD-ja nuk ka as ekipin, as njerëzit, as mendtë, as teza… Asgjë nuk ka.

Lisandër Hoxha: Ka burime njerëzore nga më të mirat që ka pasur Shqipëria, por kjo retorikë nuk ka sens. Sa herë ka pasur gara, ka pasur ekip.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT