Zjarri masiv në “Qafën e Koshovicës”, retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në një nga zonat më të frekuentuara nga drejtuesit pasi ndodhet edhe aksi kombëtar në Fier (4 shtator).

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet alarmante, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë edhe pyllin me pisha pranë liqenit.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në aksin Fier-Levan.

Sakaq një çift ka rrezikuar seriozisht jetën teksa është përpjekur të shuajë vetë një zjarr që kishte përfshirë pronën e tyre.

Mes flakëve dhe tymit, ata janë përballur me situatën e rrezikshme pa pritur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Pamjet tregojnë momentet e tensionuara, ndërsa çifti lufton me flakët për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Një situatë alarmante, ku çdo sekondë mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT