E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

Një tjetër makinë, e përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Vlorë është ndaluar në Fier.

Automjeti është qëlluar nga plumbat në pjesën e xhamit.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë kriminale tronditi qytetin e Vlorës sot në 3 shtator, teksa një grup personash kanë mësyrë në një hotel në zonën e Orikumit.

Policia e Vlorës dha detaje për ngjarjen, duke bërë me dije se autorët i kanë vendosur biznesmenit një gjobë prej 5 milionë eurosh. Sipas Policisë, ai është kërcënuar se brenda 48 orësh duhet të largohej nga Shqipëria.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në disa zona për kapjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të policisë dhe doli nga rruga në zonën e Urës së Peshkëpisë.

Në automjet u gjet një pistoletë dhe një krehër me 16 fishekë, ndërsa dy prej personave që ndodheshin brenda mbetën të dëmtuar. Në vijim të operacionit, Policia ndaloi edhe një tjetër automjet të dyshuar dhe gjeti brenda tij tre fishekë pistolete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT