Samiti i BERZH: Kurti krah kryeministres Bërnabiç, kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri ka postuar një foto në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.
Sidoqoftë, ky qëndrim i Kurtit në një pikë bie në kundërshtim me ato që po kërkojnë ndërkombëtarët, në veçanti Amerika. Për reciprocitetin është një kërkesë e qartë që Kurti nuk po e përfill.
Ndërkohë, për këtë temë, kreu i Qeverisë nuk ka pajtim as me aleatin në koalicion, pasi krerët e LDK-së kanë thënë se nuk duhet të ngutet me reciprocitet sepse, sipas tyre, raportet me SHBA janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.
Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç.
Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiçin të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.
Më 15 shkurt, Kurti u takua për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
No questions @EBRD Western Balkans Investment summit so no opportunity to ask @SerbianPM, @albinkurti if they have talked of a way to lift to tariffs which is good for both. Zoran Tegeltija talked about how to great it is to invest in Bosnia. No mention of #RSexit.😂#ebrdwb pic.twitter.com/Xw3uKVyZ0H
— Tim Judah (@timjudah1) February 24, 2020