Qëlloi për të vrarë Erogen Brajoviç dhe i rrëmbeu makinën qytetarit, VIDEO: Momenti kur autori largohet përmes Pedonales

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Ragip Gila largohet me makinë nga pedonalja e Shkodrës, pasi kishte hapur zjarr me breshëri në një lokal pranë Bashkisë, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Siç ka treguar në dëshminë paraprake para grupit hetimor, 29 vjeçari ka pranuar se shënjestra e tij ka qenë Erogen Vaso alias Brajoviç, për shkak të kërcënimeve që i kishte bërë.

Newsbomb.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga një kënd i pedonales, ku shfaqet momenti kur Ragip Gila largohet me një makinë BMW me portobagazh, të cilën disa momente më parë ia kishte vjedhur me armë një qytetari.

Në vendngjarje, i riu shkoi me motor dhe pasi kreu krimin u largua po me të. Qindra metra më tej ai e la motomjetin të ndezur dhe nën kërcënimin e armës mori makinën që shfaqet në video.

Ragip Gila ka lëvizur përmes Pedonales derisa ka dalë nga qyteti dhe është përfshirë në një aksident. Në pamundësi për të shkuar më tej, 29 vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka vrapuar në këmbë drejt lumit Kir. Aty e kanë arritur efektivët dhe e kanë prangosur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT