Ambasadori i SHBA-së qetëson gjakrat në Serbi: Çdo gjë e premtuar në Bruksel do të realizohet
Serbia vazhdon të këmbëngulë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe sipas versionit të nënshkruar në Bruksel, mirëpo këtë zyrtarët kosovarë nuk po e lejojnë pasi janë jetu shkelje të kushtetutës në këtë marrëveshje.
E gjakrat është munduar t’i qetësojë ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott. Kur është pyetur nëse dialogu mes Kosovës e Serbisë do të përfundojë ai ka thënë:
“Unë nuk shoh ndonjë arsye që dialogu të hy në krizë të rëndë. Ishte një takim teknik javën e kaluar dhe, siç kam dëgjuar nga të gjithë, çdo gjë shkoi mirë.”
Ndërsa kur u pyet nga gazetarët për mos zbatimin e marrëveshjes së AKS-së nga Prishtina, ai ka thënë se çdo gjë e premtuar në Bruksel do të bëhet.
“Të gjitha premtimet e bëra në dialogun e Brukselit do të kryhen, përfshirë edhe Komunitetin e komunave serbe”, ka thënë ai, shkruan b92.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic njoftoi sot se marrëveshja për themelimin e komunitetit të komunave serbe duhet të zbatohet pa vonesë.
Ajo njoftoi gjithashtu një raund të ri të dialogut teknik nga 19 deri më 21 mars./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!