Mitrovicë: Sulm te “tre rrokaqiejt”, vritet një shqiptar

Mitrovicë, 8 prill –  Selver Haradinaj, 38-vjeç është vrarë në orën 01:20 minuta pas një shpërthimi të fuqishëm në njërën prej ndërtesave të Tre Rrokaqiejeve në veri të Mitrovicës. Fëmijet dhe bashkëshortja  e tij janë plagosur nga shpërthimi. Fillmisht në terren kanë dalë disa ushtarë të KFOR-it e më pas edhe Policia e Kosovës. Njësiti i forenzikës e ka bërë ekzaminimin e vendit të shpërthimit kurse trupi i viktimës është nxjerrë nga banesa tri orë pas ngjarjes. Sulmi ka shqetësuar dukshëm banorët e pak shqiptarë që jetojnë ende në veri të qytetit. Ndërkohë policia thotë se “Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me lëndime të natyrës së lehtë”.  Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Por deri tash nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT