LIVE! Nis mbledhja e Asamblesë së PS, Rama flet për drejtësinë dhe qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte, më 11 shtator, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të shpallë për herë të parë publikisht përbërjen e qeverisë së re, e cila do të drejtojë vendin gjatë mandatit të katërt të tij.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Fillimisht do të miratohet rendi i ditës, përpara se fjalën ta marrë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë emrat e kabinetit të ri, si dhe do të listojë prioritetet kryesore të qeverisë së re për vitet në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT