Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët kthehen në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. 

Ambasada e SHBA ka zbardhur sot detaje nga takimi ku thuhet se është “diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill”. 

“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA. 

Postimi 

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT