Vizitë e papritur në Kryeministri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë takohet me Ramën! Guilfoyle, ish-bashkëjetuesja e djalit të Trump (VIDEO)

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë ka bërë një vizitë të papritur mbrëmjen e djeshme në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Nga pamjet e publikuar, Rama e ka pritur Guilfoyle në hyrje të kryeministrisë, ku nuk ka munguar edhe një përqafim mes tyre.
Kimberly Guilfoyle konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump, pasi për një periudhë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.
Ende nuk dihen arsyet që ambasadorja amerikane është takuar me Ramën, pasi Kryeministria nuk ka dhënë detaje dhe nuk ka pranuar të komentojë takimin.
Ndërsa as Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë të paritur dhe se asnjë personel i saj nuk e ka shoqëruar Guilfoyle në Kryeministri.
Mbetet për tu parë, nëse do të kemi një reagim zyrtar në lidhje me këtë takim misterioz në orët e vona të mërkurës.