Nuk kemi parë gjë akoma…! Faturat e ujit do të rriten, parashikimi për Tiranën në 36 mijë lekë/muaj

Qytetarët mund të përballen shumë shpejt me tarifa më të shtrenjta të ujit. Enti Rregullator i Ujit thotë se mund të shkohet në faturë mujore që arrin deri në 5 për qind të shpenzimeve mujore të një familjeje shqiptare.
Baza e matjes së shpenzimeve është marrë nga INSAT dhe llogaritet mbi 70 mijë lekë në muaj.
“Ne gjatë punës tonë marrim si kriter bazë, 5 për qind të shpenzimeve për familje dhe akoma kemi goxha hapësirë për këtë punë”,- thotë kreu Entit Rregullator, Ndriçim Shani.
Nëse merret për bazë që shpenzimet mesatare të një familjeje në Shqipëri janë mbi 70 mijë lekë në muaj, atëherë me metodologjinë e re të vendosjes së tarifave që kërkon Enti Rregullator i Ujit, fatura mujore mund të shkojë mbi 3600 lekë për klientët familjarë.
Kjo do të sillte nga trefishim deri në rritje me një të tretën e faturës për çdo konsumator.
Çmimet e furnizimit publik me ujë vendosën nga Enti i Ujit, pas propozimeve që vijnë nga pushteti lokal që administron ujësjellësat./TCH/
/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT