Në Kllokot, ku nxënësit shqiptarë dhe serbë mësojnë dhe shoqërohen bashkë
Shkolla fillore “Gjon Sereqi” në Mogillë të Kllokotit është ndër shkollat e rralla me nxënës të përzier: shqiptarë dhe serbë. Arsimtarët dhe nxënësit rrëfejnë për raportet e mira dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor…
Janë rreth 200 nxënës që ndjekin procesin mësimor në shkollën fillore Gjon Sereqi në Mogillë, të Kllokotit. 35 prej tyre janë serbë dhe të tjerët shqiptarë. Gjatë kohës së pushimit ndërmjet orëve të mësimit i gjen bashkë në oborrin e shkollës derisa rrëfejnë për raporte të mira ndërmjet vete.
“Mësojmë së bashku me nxënësit serbë. Nuk kemi kurrë eksese, luajmë futboll dhe lojëra tjera” thotë një nxënës shqiptar për Radio Kosovën.
“Dalim në pushim dhe shoqërohemi me njëri tjetrin”, thotë një nxënës serb për Radio Kosovën.
Si e tillë, kjo shkollë paraqet rast jo të zakonshëm për sistemin arsimor në Kosovë. Drejtori i shkollës Fatmir Hetemi thotë se nuk është e vështirë që të arrihet bashkëpunimi kur ekziston vullneti.
“Të gjithë do t’i porositja: jeta është diçka tjetër e politika është diçka tjetër. Para së gjithash ne duhet të merremi me mjedisin jetësor në të cilin kemi lindur dhe jemi rritur së bashku” thotë Hetemi.
Duke qenë rast i tillë i rrallë, shkolla “Gjon Sereqi” ka tërhequr vëmendjen e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Përmes donacioneve kushtet e punës në shkollë janë shumë të mira, derisa së shpejti priten edhe donacione të tjera.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”