Vijon “lufta virtuale” midis Rusisë dhe Ramës: Me Platformën e tij famëkeqe të Tiranës kërkon që…
Rusia ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme shqiptare kundrejt saj, pas akuzave në drejtim të kryeministrit Edi Rama.Ministria e Jashtme ruse thotë se deklaratat e Ramës, konfirmojnë vazhdimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të dëmtuar Maqedoninë.“Deklaratat e z. Rama konfirmojnë synimin e tij për të vazhduar të promovojnë Platformën famëkeqe të Tiranës, të cilën ai e ndihmoi për të hartuar.Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.Por Ministria e Jashtme shqiptare, në një reagim për deklaratën e homologes së saj ruse, shprehet se deklaratat e Ramës janë keqkuptuar nga Kremlini./ZgjohuShqiptar.info