“Qindra gra e vajza janë në terren, në vijën e parë të betejës. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre”

Qindra gra e vajza, efektive të Forcave të Armatosura, si pjesë e patrullimit në komunitet, duke përfshirë këtu edhe mjekët e FA, janë në vijën e parë të kësaj beteje kundër covid-19.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka postuar një shënim inkurajues dhe mirënjohës për të gjitha ajo vajza që sot kanë lënë familjet e tyre dhe ndodhen në terren, në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë i Xhaçkës:
Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet.
Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. Faleminderit për shërbimin.