Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë është gjetur mbrëmjen e sotme, 2 mars, te rruga e Barrikadave në kryeqytet. Siç raportohet, lidhur me këtë është sinjalizuar njësia anti-eksploziv.

Në vendin e ngjarjes, ndodhen forca të shumta policore.

Pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë dhe më shumë detaje.

Ndërkohë, gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, thotë se “çanta është hapur dhe kanë rezultuar vegla pune”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT