VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

Autoritetet kineze thanë se lëshimi i satelitit ChinaSat-4B në bordin e një rakete Long March 7A dështoi, pasi raketa hasi një problem gjatë fluturimit.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Qendra e Lëshimeve Hapësinore Weichang të hënën.

Raketa u lëshua në orën 8:02 të mbrëmjes sipas kohës së Pekinit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke shtuar se shkaku i lëshimit të dështuar ishte nën hetim.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një shkëndijë të ndritshme lart në qiellin e natës pas lëshimit.

Ky mision është dështimi i parë i njohur i raketës Long March 7A që nga fluturimi i parë i saj në mars të vitit 2020. Raketa u rikthye në shërbim në vitin 2021 dhe më pas përfundoi një sërë misionesh të suksesshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT