Thyerja e karantinës, 3 video ku policia shqiptare duket vërtet në siklet

Ditë pas dite në rrjet qarkullojnë video me qytetarë që shkelin karantinën dhe policia që është me bllok në dorë për t’i gjobitur.
Por ka pas dhe raste kur policia ka njohur dështimet e saja.
Pak ditë më parë publikuam një video ku një banor i Delvinës dhunon makinën e uniformave blu dhe ata nuk bën asnjë reagim.
Më pas pamë një skenë ku qytetari në Tiranë luante “macja me miun” me policinë për t’iu fshehur.
Sot kemi një pamje tjetër.
Policia ndalon një banor të kryeqytetit dhe tenton ta shoqërojë për në komisariat, pasi kishte thyer karantinën.
Por siç shihet nga video ai ikën me vrap dhe një polic e ndjek, por nuk e kap dot.
Burime nga policia bëjnë me dije se personi është identifikuar, dhe përveç gjobës do të ndiqet edhe penalisht.