Shqiptarët bashkohen në Qafë-Botë

Idrizi: E shkuara do të jetë e pashuar dhe e ardhmja me një hov të ri.

Tirana
 “Java çame” ka nisur disa ditë më parë në kryeqytet me festime dhe aktivitete të shumta, të cilat kanë pasur si qëllim përkujtimin
Pelegrinazhi
“Marshimi i paqes” është një aktivitet i kthyer në traditë tashmë, që zhvillohet më 30 qershor dhe ka si destinacion marshimin drejt kufirit grek
Libri
Të rinj nga Klubi i Patriotëve shpërndanë pak ditë më parë për të gjithë deputetët shqiptarë, librin “Monumentet natyrore dhe kulturore të Çamërisë”
100-vjetori
67-vjetori i përkujtimit të gjenocidit ndaj çamëve përkoi me 100-vjetorin e Pavarësisë. PDIU-ja deklaron se çështja çame është një çështje kombëtare.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet organizoi pasditen e djeshme në Jug të vendit marshimin e përvitshëm tashmë në Qafë-Botë, kufirin që ndan Shqipërinë nga Greqia dhe vendi i cili 67 vite më parë u bë dëshmitar i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të krahinës jugore të Shqipërisë, Çamërisë. Përfaqësuesit e PDIU-së arritën të mblidhnin dje në pikën fundore të kufirit jugor të vendit me dhjetëra mijëra shqiptarë, përfaqësues të komunitetit çam, qytetarë nga i gjithë vendi, por dhe Kosova dhe të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. I ftuar i rëndësishëm në përkujtimin e këtij viti ishte edhe kreu i “Vetëvendosjes” në Kosovë, Albin Kurti. Pika e parë e ndalesës në këtë marshim të radhës ishte Kllogjeri, zona në brendësi të kufirit shqiptar, në të cilën humbën jetën me mijëra shqiptarë çamë në verën e vitit 1944. Kësaj radhe përfaqësuesit e PDIU-së hodhën edhe gurin e themelit për varrezat monumentale që do të ngrihen në këtë vend në përkujtim të rreth 3000 shqiptarëve nga Çamëria që humbën jetën aty, si pasojë e urisë, etjes dhe temperaturave tepër të larta. Në mënyrë simbolike, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka theksuar se tashmë është vendosur guri i themelit në lidhje me çështjen çame, duke e quajtur ndërtimin e këtyre varrezave si detyrim moral për paraardhësit dhe vuajtjet e tyre. “Ne kemi vendosur tashmë gurin e themelimit të çështjes çame. Këto varreza monumentale mund të cilësohen si pikë kthese për këtë çështje. Ato janë një detyrim moral i përmbushur në nder dhe përkujtim të paraardhësve tanë dhe vuajtjeve të tyre. Në Kllogjer do të nisim një epokë të re, ku e shkuara do të gdhendet e pashuar dhe e ardhmja do të marrë një hov të ri”, theksoi Idrizi në lidhje me këtë vepër arti, projekti i së cilës është përzgjedhur pak muaj më parë mbi bazën e një konkursi të gjerë. Më pas mijëra shqiptarë të bashkuar rreth sloganit “Të bashkuar për një çështje të drejtë”, nisën marshimin tradicional drejt Qafë-Botës. Shpëtim Idrizi, në fjalën e mbajtur përpara tyre, i falënderoi të gjithë mbështetësit e çështjes çame, duke e quajtur atë një çështje të rëndësishme kombëtare, për të cilën duhet të vendoset drejtësi. Sipas Idrizit, komuniteti çam sot kërkon vetëm paqe dhe drejtësi. “Jemi këtu buzë kufirit artificial të shqiptarëve plot shpresë, të mbushur me dëshirë për paqe, të mbushur me dëshirë për pajtim dhe të mbushur me dëshirë për drejtësi”, deklaroi Idrizi nga Qafë-Bota. Ai u shpreh i bindur se në këtë rrugëtim çamët kishin me vete të gjithë shqiptarët kudo që ata ishin dhe jetonin. “Ne këtu kemi me vetë shpirtrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, ne kurrë nuk na mundi e keqja si komunitet, prindërit tanë na mësuan të ishim të drejtë dhe punëtorë, nënat na kënduan ninulla për të na dhënë harmoni në shpirt”, deklaroi Idrizi, duke kujtuar historinë dhe duke theksuar se drejtësia po vonohej, por asnjëherë nuk do të harroj. Por ai nuk harroi të japë mesazhe të qarta paqeje, duke theksuar se pakicat minoritare në Shqipëri duhen respektuar, ashtu si fëmijët e shqiptarëve çamë të ngelur në Greqi duhet të mësojnë gjuhën shqipe. “Do të kërkojmë dhe për ata të marrin statusin e minoritetit, të mësojnë gjuhën shqipe dhe të jetojnë si në çdo vend të qytetëruar në botë”, deklaroi Idrizi për shqiptarët në Greqi. Aktivitetet e organizuara nga PDIU-ja dhe Shoqata Çamëria u mbyllën në orët e mesnatës pas një koncerti me këngëtarët më të mirë shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat e vendit. Në këtë koncert nuk munguan as këngët dhe vallet e traditës çame për të gjithë të pranishmit që ndoqën këtë aktivitet në skajin më jugor të vendit.
Zhvillimet
Tahiri
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, u bëri thirrje policëve grekë të hiqnin dorë nga historitë me toponime që nxirrnin për të penguar lëvizjen e çamëve në Greqi
Koha
Deputeti i PDIU-së, Tahiri, deklaroi se dhe pas 670 viteve shqiptarët çamë nuk do të harronin të kërkonin të drejtat e tyre të mohuara 57 vite më parë
Nderimi
Në Qafë-Botë u ndezën pak ditë më parë 3000 qirinj dhe u vunë buqeta me lule në përkujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj komunitetit çam
Ekspozita
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar është hapur ekspozita fotografike “Kultura dhe historia e Çamërisë”, e cila përmban dokumente dhe fotografi të papublikuara më parë
Pema
Albin Kurti, së bashku me Dashamir Tahirin, mbollën dje një pemë ulliri në Kllogjer, në një kohë kur pritet që aty të nisë ndërtimi i varrezave monumentale.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT