Ngjela: SPAK duhet ta nisë punën nga Rama e ministrat e tij, pastaj të merret me opozitën

Spartak Ngjela thotë se hetimet e SPAK duhet të fillojnë fillimisht në radhët e mazhorancës, duke përfshirë këtu kryeministrin Rama, ministrat aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, e kështu me radhë.
Sipas tij, të gjithë politikanët në vendin tonë duhet të konsiderohen si të fajshëm, duhet që ata të provojnë pafajësinë e tyre.
“Nga të mëdhenjtë. Duhet ta nisi nga të mëdhenjtë, por jo nga opozita, duhet ta nisi nga mazhoranca.
Që nga kryeministri dhe poshtë. Kjo është kërkesë kushtetuese. Menjëherë fillon hetimi për pasurinë e para, dhe më pas për të gjithë aspektet e tjera”, tha ai në emisionin “Top Talk”.
Ndër të tjera ai tha:
“Nuk kanë shpëtim këta (i referohet politikanëve), sepse këta nuk e kanë kuptuar, këta mendojnë se shpëtojnë dhe nuk njohin ligjin.
Ligji nuk u lejon dhurata më shumë se 200 dollarë në vit. Pronat nuk janë të fshehta, paratë do ti gjejë FBI-ja, dhe i ka gjetur të gjitha, 5 miliardë euro.
Në momentin kur fillon reforma në drejtësi në sferën e lartë, kryeministri me të gjithë qeverinë e tij nuk mund të jetë, do të jetë në hetim.
Hetimi do të shkojë 1 vit, 4 muaj, 6 muaj, nuk mund të ecë shteti me 4-5 ministra që do të jenë nën hetim.
Do të dali nga qeveria mazhoranca dhe do të zgjidhet një qeveri tjetër. Problemi është që do të vijë një qeveri tjetër, më pas se si do të dalin këto në këtë hetim, çështje e tyre, ata mund të marrin pafajësinë”.