Zyrtare: Koronavirusi mberrin edhe ne Kosove, dy persona të infektuar

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për mediat, kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me koronavirus në Kosovë.
Pas kryerjes së analizave, për 15 rasteve, dy kanë rezultuar pozitiv. Njëri nga të infektuarit është kosovar dhe një tjetër nga Italia.
Sipas ministrit, Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77-vjeçare, nga Komuna e Vitisë.