VIDEO/ Basha i dërgon SMS live Eni Vasilit: Zoti Rama, a je gati të më lësh mua të bëhem kryeministër?

Në emisionin e Eni Vasilit ka ndodhur diçka e pandodhur më parë.

Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh live moderatores, ndërkohë që i ftuar online ishte kryeministri Edi Rama.

Basha nëpërmjet Vasilit, i ka dërguar një mesazh Ramës:

“A jeni i gatshëm që të ma lini mua postin e kryeministrit dhe të bëhem unë kryeministër”, thuhej në mesazhin që lexoi Vasili.

Më mas, kjo e fundit tha se ishte fake, pasi mesazhi nuk vinte nga Lulzim Basha.

Ndoshta e ka kuptuar gafën që ka bërë, pasi vështirë se Vasili do të lexonte një mesazh fake, duke qenë se ajo tha se mesazhi vinte pikerisht nga numri i Bashes.

Kreu i PD ia ka nis mesazhin ne mirebesim, qe Vaisli ta pyeste Ramen, jo te thoshte qe Basha me pyet a do ia lesh karrigen e kryeministrit.

Por, duke qene se moderatorja Vasili nuk e ka kuptuar se cfare duhet te bente, e ka lexuar mesazhin sic ia ka nisur Basha, duke detyruar kete te fundit me pas qe ta pergenjeshtroje.

Ky i fundit, pasi dështoi me revolucionin dhe zgjedhjet, me sa duket dashka të bëhet kryeministër i koronavirusit.

Çfare i tha në emision:

Eni Vasili: Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT