Rama firmos vendimin 8 miliardë lekë dhe shan në anglisht: Fucking corona nuk na ndal!

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga koronavirusi dhe qeveria ka marrë masa drastike për të frenuar përhapjen, kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin.

Programi i Rindërtimit për Arsimin pas tërmetit të 26 nëntorit përfshin:

59 shkolla të reja

Godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor

4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti

“#FuckingCorona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Rama në Facebook.

Në kuadër të programit të rindërtimit për arsimin, Rama ka vendosur në dispozicion 8 miliardë lekë për ndërtimin e 59 shkollave të reja, ndërtimin e konvikteve të reja në Universitetin Bujqësor dhe 4 konvikte të reja në Qytet Studenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT