Sulmi i Berishës ndaj Palmer, ironizon Baze: Gruaja jote është vajza e Milicës nga Beogradi

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka ironizuar në rrjetet sociale Sali Berishën në lidhje me deklaratat e këtij të fundit ku sulmoi përsëri të dërguarin e SHBA për Ballkanin Palmer për shkak se e ka gruan serbe të Malit të Zi.

Baze thotë me ironi se “nuk di pse ky njeri është kaq rracist me serbët e Malit të Zi dhe i duken më të mirë serbët e Beogradit, pasi gruaja e tij është vajzë e Milicës nga Beogradi.

“Sali Berisha e ka sulmuar përsëri të dërguarin e SHBA për Ballkanin William Palmer për shkak se e ka gruan serbe të Malit të Zi.

Nuk di pse ky njeri është kaq rracist me serbët e Malit të Zi dhe i duken më të mirë serbët e Beogradit. Gruaja e tij është vajzë e Milicës nga Beogradi.

Fëmijët e tij e kanë gjyshen gjak të pastër serb dhe ne kurrë nuk i kemi marrë inat për këtë.

Gjithë çfarë kemi me ta, është se kanë vjedhur e kanë vrarë si fëmijët e Saliut, e jo si nipër të Milicës.”– shkruan Baze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT