Qeveria po gatitet të legalizojë kanabisin “për qëllime mjekësore”

Qeveria po përgatitet të legalizojë kanabisin.

Këtë e ka bërë publike vetë kreu i qeverisë.

“Jemi gati për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore”, tha ai, i ftuar në një nga emisionet e TV Klan.

“Po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit” – shtoi ai.

Me sa duket mendimet e kreut të qeverisë për këtë temë kanë pësuar goxha ndryshime.

Në prill 2014 gjatë një inteviste në RAI ai deklaronte:

Nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku”.

Në mars 2015 gjatë një interviste në TV Klan i pyetur për deklaratat e ish-deputetit Kokëdhima që kërkonte në atë kohë legalizimin e kanabisit, Rama u shpreh:

“Jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj mazhorance nuk do të ketë legalizime të tilla”.

Në 2018, i njëjti kryeministër deklaroi se “ishte ende herët, por do shihej më vonë”.

Derisa erdhëm te qëndrimi i mbrëmshëm.

Kanabisi lejohet në disa vende të botës, por FDA ende nuk e ka miratuar përdorimin e tij për arsye shëndetësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT