Miratohet “kap ç’a t’kapësh”, 89 deputetë pro dhe 17 kundër

Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar u votua në seancën e sotme plenare të Kuvend. Sipas aktit të miratuar më parë nga qeveria, paketa emergjente do të jetë në fuqin deri më 31 dhjetor të këtij viti, pra vetëm 11 muaj.

Paketa u miratua nga 89 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenim. Ndërkohë, debatet ishin mjaft të forta. Kjo paketë ligjore ka sjellë një sërë ndryshimesh në disa ligje, por edhe në Kodin Penal e atë të Procedurës Penale për të arritur siç thotë kreu i qeverisë, goditjen finale të bandave të KÇK-së.

Ndër aktet juridike të ndryshuara në kuadër të kësaj pakete është edhe Ligji “Për Policinë e Shtetit”. Pavarësisht entuziazmit me të cilin mund të jetë parë kjo iniciativë e qeverisë duhet thënë që ka edhe një tjetër anë të medaljes.

Ana tjetër është ajo e këndvështrimit dhe analizës juridike. E për t’a bërë këtë mjafton të intepretojmë vetëm një prej amendimeve që i është bërë ligjit, që në fakt nxjerr në pah edhe mspërputhjen e deri diku kundërshtueshmërinë flagrante të këtyre amendimeve me kuadrin e përgjithshëm juridik që ne njohim.

Një nga parimet e garancitë më kryesorë të shtetit të së drejtës është padyshim ajo e “procesit të rregullt ligjor” që ndryshe nga intepretimi i drunjtë që i bëhet zakonisht, nuk lidhet vetëm me afatet proceduriale të gjykimit të një personi në seancë gjyqësore, por lidhet edhe më shumë se aq që me nisjen e procedurave administrative ndaj një personi të ndaluar si i dyshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT