‘Jam njeriu më i votuar’/ Albin Kurti: Hashim, nuk ka marrëveshje me Serbinë pa më thyer mua

Në fjalën e fundit drejtuar deputetëve, pak para votimit për mocionin për rrëzimin e qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka një marrëveshje sekrete mes Hashim Thaçit dhe Vuçiç.
Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë
Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë. Nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua. Jam njeriu më i votuar ka dy palë zgjedhje. Prandaj nuk u bë marrë veshja në Shtëpinë e Bardhë. Vuçiç i tha Thaçit, trego se je bosi në Kosovë duke e thyer qeverinë”, tha Kurti.
“Nuk hiqet taksa pa reciprocitet, vetëm nëse do populli. Ambasadori Grenell është shumë i vështirë. Kam shumë komunikime me të ku kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet”, deklaroi Albin Kurti.