Anti KÇK kundër horrave me kostum/ A po bie këmbana për politikanët?

Ditën e sotme tek fliste krejt pathos për besimin që sipas kryeministrit kanë qytetarët tek nisma më e fundit e cilësuar si “Anti KÇK”, Rama për ta përforcuar akoma më shumë artikulimin dhe bindjen e tij në mbrojtje të kësaj pakete ka thënë se Anti KÇK-ja po lufton horrat me kostum.

Në fakt që në fillim kur u fol për reformën në drejtësi, pjesa më e madhe e shqiptarëve shpresonin dhe besonin se më në fund politikanët e korruptuar që kanë qeverisur prej kaq vitesh këtë vend do të përfundonin pas hekurave.

E kur kanë kaluar tashmë gati 4 vite nga nisja e reformës në drejtësi duhet thënë që nuk kemi ndonjë rezultat konkret të arrestimit të ndonjë politikani, qoftë zyrtar aktual apo ish zyrtar i qeverisë së kaluar.

E atë që nuk ka ndodhur këto katër vite, e as atë që të paktën deri më tani nuk ka nisur ta bëjë as SPAK, po premton me demagogji e fjalime në parlament se do ta bëjë vetë kreu i qeverisë.

Por çështja është që horrat me kostum mund t’u përkasin të dyja krahëve, dhe mbase ajo që i bën mosbesues qytetarët është së pari se a do t’i arrestojë Rama të tijët në kuadër të pakestës Anti KÇK nëse provohet se ata janë pjesë e horrave me kostu.

Por juridikisht duhet thënë që paketa ligjore nuk përmban ndonjë dispozitë që vepron kundër politikanëve, por është e hartuar për të vepruar vetëm kundër subjekteve me të shkruar kriminale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT