PD: Ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre në Shqipëri, Rama i ka bërë për budallenj

Duke komentuar rolin e ndërkombëtarëve përballë konfliktit politik në Shqipëri, por edhe tensioneve të fundit të mazhorancës me presidentin, Çlirim Gjata thotë se në Tiranë vepron faktori burokratik ndërkombëtar.
Ai thotë se ka ardhur koha që ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre, pasi sipas tij, Rama i ka bere per budallenj.
Gjata: Për ndërkombëtarët në Tiranë kam thënë faktori burokratik që vepron në Tiranë, parimi i tyre është që ne punojmë me qeverinë.
Këta kanë çuar informacionet rozë kur Shqipëria mbytej me drogë.
Papritur doli një Bundestag me 9 pika.
Për reformën në drejtësi gabimi ishte se i besuan Edi Ramës.
Në gjëra të vogla ballkanasit ta hedhin.
Ka ardhur koha që ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre.