Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme/ A mund t’a pranojë Bashkimi Evropian këtë kërkesë?

Ditën e sotme, përfaqësues të opozoitës së bashkuar kanë zhvilluar një takim me reporterin e Parlamentit Evropian. Sipas përfaqësuesve të opozitës bëhet me dije se gjatë takimit është folur për zgjedhje të parakohshme, dhe sigurinë e tyre për të qene të lira e të ndershme.

Këtë ka deklaruar në një komunikatë për media, ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, dhe ish deputeti i PD-së, Genc Pollo.

Por pavarësisht kërkesave të tyre dhe faktit sesi ajo mund të jetë pritur nga Reporteri i PE, pyetja që mund të shtrojmë është: A mund ta pranojë BE-ja kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet tu hedhim një sy qëndrimeve që kanë mbajtur përfaqësuesit e BE kohëve të fundit.

Thuajse në unison të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të BE-së në vend kanë qenë për reformën në drejtësi. Pra që ata e mbështesin, që politikanët e korruptuar duhet të hetohen, që gjykatat duhet të jenë të pavarura etj.

E gjithë vëmendja ka qenë tek reforma në drejtësi, dhe thuajse asnjëherë nuk janë shprehur për kërkesën e opozitës duke e fokusuar përgjigjen tek fakti që krizën duhet ta zgjidhë vetë politika e brendshme. Kjo si një mënyrë për të mos krijuar as paragjykime kundrejt qëndrimeve të tyre.

Por në heshtje është e thjeshtë të kuptohet që kjo qeveri ka një “mandat” të dhënë edhe nga ndërkombëtarët për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, dhe jo vetëm.

Ndaj duket sikur përfaqësuesit e BE-së mbase nuk do e mbështesnin kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kjo pra nisur e kuptuar nga qëndrimet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT