Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Vazhdojnë rezultatet pozitive të mundësve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që po transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.
Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në gjysmëfinalet e stilit të lirë në peshën 65 kg dhe do të përballet me sirianin Dirki për një vend në finalen e madhe sot në orën 17:00.
Edhe mundësi tjetër kuqezi Islam Dudaev ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e peshës 74 kg. Dudave do të përballet me spanjollin Mottaghinia për një vend në finalen e madhe sot në orën 17:10.