Klandestini shqiptar u shndërrua në yll të basketbollit italian
Klaudio Ndoja i datëlindjes 1985 sot është një nga yjet e basketbollit italian. Klaudio është kapiten i skuadrës së kategorisë së parë, Virtus Bologna. Pikërisht Klaudio i famshmë, Klaudio i sukseshëm është njëkohësisht edhe Klaudio ish klandestin, që thuajse fëmijë u largua nga Shqipëria drejt “tokës së premtuar”, Italisë. Klaudio me shumë punë, me shumë stërvitje me vullnet të hekurt arriti t’i ngjiste një e ngë një shkallët në basketbollin italian duke arritur majat.Pikërisht një karrierë e tillë sportive e nisur nga hici, që nga mbërritja si klandestin në Itali, është bërë objekt edhe i një libri biografik. Shkrimtari i njohur italian Mikele Petene (Michele Pettene) librin biografik për shqiptarin Klaudio asin e basketbollit italian e ka titulluar “La morte e Certa la Vita No” (Vdekja është e sigurtë por jo jeta). Libri sipas kritikës italiane është pritur mirë nga lexuesit, madje edhe nga lexuesit jo fort të interesuar për sportin./ZgjohuShqiptar.info