Drejt përmirësimit situata në Itali, bilanci i viktimave dhe të infektuarve 24 orët e fundit

Italia vazhdon trendin rënës të numrit të viktimave, edhe pse shifrat janë ende alarmante. Në 24 orët e fundit janë shënuar 433 viktima dhe 3,047 raste pozitive më shumë se një ditë më parë. Ditën e djeshme, vdekjet ishin 482.

Nurmi total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23,660, ndërsa numri i të infektuarve në 178,972.

Nga pandemia në Itali janë shëruar 47,055 pacientë, ndërsa vetëm sot ka 2,128 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në Itali janë kryer deri më sot 1,356,541 tampone.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT