Anulohen ndërhyrjet kirurgjikale si masë kundër përhapjes së koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në kuadër të masave të marra për koronavirusin, ka njoftuar se do të ketë ndalim të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka siguruar qytetarët se personeli është i mirëkontrolluar dhe duhet të kenë besim tek mjekët dhe infermierët.

‘Dua të sigurojë qytetarët që personeli është i mirëkontrolluar, ndaj dua t’ju them që duhet të kemi besim tek infermierët dhe mjekët tanë. Kemi nxjerr këtu një urdhër të ri, ku do të kufizohen dhe ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës. Të gjitha këto që merren janë në varësi të kujdesit të qytetarëve. Gjithashtu një vendim tjetër është se shtetasit që vijnë nga zonat e kuqe do të vetëkaratinohen’, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT