Fruthi “mbërthen” Shqipërinë/ 163 të infektuar, Tirana më e prekura

Pavarësisht masave të ndërmarra dhe të bëra publike dy ditë më parë, për fat të keq, fruthi po përhapet në gjithë Shqipërinë. Që prej fillimit të janarit, janë infektuar 163 persona, ku 115 prej të cilëve janë në kryeqytet.Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se 75% janë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër i përkasin të lindurve në vitet ’80-’99. Deri më tani nga fruthi kanë humbur jetën dy fëmijë nën 1 vjeç, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej saj.Nga Morava e Beratit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka apeluar për vaksinën kundër fruthit, e cila po injektohet në grupet e riskut, për të frenuar përhapjen masive të epidemisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT