Borrell nga Beogradi: Amerika s’mund t’ia sigurojë karrigen Kosovës në OKB

Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, pas takimit të sotëm në Beograd e tha se Amerika s’mund t’ia sigurojë karrigen Kosovës në OKB,
Borell tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i sigurojnë Kosovës ulëse në Kombet e Bashkuara.
“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Uashingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e priti Përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, e pas takimit të sotëm në Beograd e tha se disa vjet më parë, kishte gjasa për të bërë kompromis me Prishtinën por tani nuk sheh këtë si mundësi,
Presidenti serb Vucic tha “çdo ide e kompromisit ishte vrarë”.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën për të gjitha çështjet thelbësore, pas heqjes së taksës.
Derisa Vucic vazhdoi të shprehet i zhgënjyer nga të gjithë përpos Serbisë, shefi i diplomacisë së BE’së e përsëriti qëndrimin që e tha edhe në Prishtinë se shpresoj që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë së shpejti.