Dënohet për shpifje Sali Berisha, Gjykata i vendos 5 milionë lekë dëmshpërblim

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 500 mijë lekë dëmshpërblim ish-kryeministrin Sali Berisha i gjykuar nën akuzën e shpifjes përkundrejt kryeministrit Edi Rama. Në faqen e tij në facebook Berisha shkruante se familja Rama ishte nën hetim ndërkombëtar si familje mafioze, që kryente aktivitet kriminal.

Nisur nga ky publikim, u firmos nga kryeministri Rama një padi në gjykatë, nga e cila këtë të premte është marrë vendimi në dëm të ish-kryeministrit Berisha. Ai është dënuar me 500 mijë lekë dëmshpërblim për akuza të pabaza.

Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.

Sali Berisha është një nga ata politikanë që përdor rrjetin e tij social për të akuzuar thuajse çdo politikan që nuk është në krahun e tij politik, çdo ministër, apo zyrtar të shtetit referuar në shumicën e rasteve “qytetarit digital”.

Ka pasur shumë raste që ka dalë blof me akuza prej tij, por së fundi Gjykata e Tiranës e ka ndëshkuar Sali Berishën. Por a do të vijojë Sali Berisha të hedhë akuza të tilla, pa asnjë dokumentim ligjor?

Në mungesë të një vendi të përshtatshëm për politikën e opozitës, Berisha ka zgjedhur dritaren “Facebook”, ku hedh akuza nga më të rëndat për cilindo, që nuk është në linjën e tij politike, në shumë raste duke mos kursyer as teknicienë, por që akuzohen vetëm se punojnë në Administratën shtetërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT