12 vjet nga GËRDECI/ Zamira Durda vajton ende djalin; prokurorët dhe policët që hetuan ngjarjen, u shkarkuan; vetëm POLITIKANËT përgjegjës janë në TV (KONSTATIMI I GAZETARIT)

Ishte fundjavë, e shtunë ajo e 15 marsit 2008, kur në orën 12.05 një shpërthim i fuqishëm tronditi aksin kombëtar Tiranë-Durrës, pikërisht në Gërdec, raporton newsbomb.al.

Shpërthimi në një fabrikë demontimi armësh, ishte një tragjedi që nuk harrohet lehtë edhe pas 12 vitesh. 26 persona humbën jetën nga shpërthimi I fuqishëm, mes të cilëve, më i vogli, ishte Edison Durda 8 vjec. Zamira Durda, nëna e Edisonit, edhe sot vajton për djalin, dhe rropatet për drejtësi.

Gazetari i kronikës Elton Qyno, ka rikthyer në këtë mëngjes në kujtesë panoramën për këtë ngjarje tragjike, duke treguar se ku janë personazhet që orkestruan Gërdecin, humbën jetën në Gërdec, dhe ata që hetuan këtë ngjarje tragjike, raporton newsbomb.al.

“Pjesa më e madhe e grupit hetimor u shkarkua nga puna, ose u detyrua të japë dorëheqje, duke filluar nga Zamir Shtylla dhe i fundit Arben Dollapaj i shkarkuar nga asët e KPA.

Pjesa më e madhe e oficerëve të policisë që hetuan këtë ngjarje nga Hamza Plaka, Milori, Arben Frashëri, Ibrahim Hoxha, Arjan Muca u shkarkuan dhe më pas u rimorën sërisht në punë, ku se bashku me disa oficerë të tjerë u lanë në hije, duke i dhënë mundësinë të hetojnë ndërtime pa leje, vjedhje energjie, pritje të ndonje telefonate në sallën operative dhe ndonjë klandestini apo falsifikues të vizave amerikane”, konstaton gazetari.

Postimi i gazetarit Elton Qyno:

Ata qe ndertuan fabriken e Gerdecit sot i keni ende ne politike…

Disa prej tyre po bejne pallate ne Tirane,ku jane me te privilegjuarit ne marjen e lejeve te ndertimit nga qeveria.

Disa te tjere kane mare azil ne SHBA dhe jetojne me mire se kure.

Kosta Trebicka qe denoncoi skandalin me laps e me leter, iku per gjah ne Voskopoje bashke me zagarin e tij.

Disa te tjere vijojne te marin tendera dhe shesin arme ende duke manovruar si nenkontraktore.

Pjesa me e madhe e grupit hetimor u shkarkua nga puna ose u detyrua te jape doreqje duke filluar nga Zamir Shtylla dhe i fundit Arben Dollapaj i shkarkuar nga aset e KPA.

Pjesa me e madhe e oficereve te policise qe hetuan kete ngjarje nga Hamza Plaka,Milori,Arben Frasheri,Ibrahim Hoxha,Arjan Muca u shkarkuan dhe me pas u rimoren serisht ne pune ku se bashku me disa oficere te tjere u lane ne hije,duke i dhene mundesine te hetojne ndertime pa leje,vjedhje energjie,pritje te ndonje telefonate ne sallen operative dhe ndonje klandestini apo falsifikues te vizave amerikane.

Fatmir Mediu eshte cdo dite ne televizor.

Edi Rama eshte ne qeveri

Sali Berisha eshte ne opozite me mire se kure,duke vrojtuar Tiranen nga saraji i Bashkimit.

Xeni eshte shendoshe e mire,me haremin e tij

Disa nga Gjeneralet jane ende ne pune

Zamira Durda vijon te vajtoje djalin e saj te vogel Edisonin

Te gjithe qe humben njerezit e tyre vijojne e ende te vajtojne.

Si cdo here kush e hengri?

Dhe ne kete rast POPULLI mori faturen…

Ngushellime familjareve te viktimave te vrare nga korrupsioni, makuteria, babezia per te vjedhur dhe dora mafioze e shtetit.

89543307_1058485947878350_7525910376320335872_n.jpg

90388906_200636131248630_3043954360464703488_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT