Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

Evis Sala ka konfirmuar largimin nga posti i ministres së Shëndetësisë, duke bërë të ditur se mbledhja e sotme ishte e fundit për të si anëtare e kabinetit qeveritar.

Në një reagim publik, Sala shpjegon se vendimi lidhet me angazhime të reja ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës.

“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkologji – inteligjencë artificiale – inovacion”, shkruan ajo.

Sala thotë se një vit më parë mori përsipër detyrën e ministres së Shëndetësisë, ndërsa tashmë largohet nga qeveria për t’iu rikthyer angazhimeve profesionale ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT