Panik tek qytetarët/ Grumbullime masive në hyrje të QSUT, Policia në gatishmëri (FOTO)

Një arsyet që lejon qarkullimin e qytetarëve është ajo shëndetësore. Por foto që shikoni janë të zakonshme në një ditë të jashtëzakonshme. Duke sfiduar çdo këshillë, në hyrjet e spitaleve shihen grupe të mëdha pacientësh që presin edhe pse ky grumbullim nuk duhet të ishte i tillë.

Në qendrën e konsultave shumë pranë në zonën e karantinës, qytetarët presin të marrin shërbimin shëndetësor. Megjithëse e dinë rrezikun e të qëndruarit në grupe dhe pa distancë thonë se janë të detyruar të presin në këtë mënyrë.

“Nuk kemi ardhur për sport këtu, kemi ardhur për punët tona. Ja turma, çfarë të bëjmë ne. Kam ardhur dhe dje, edhe të premten. Duhet të marr mjekimin e gruas. E kam njëherë në dy muaj. Më duhet të vij këtu. Nuk vij dot këtu përditë, me shku në Shkodër dhe me ardh prapë“. “Nuk kam qëndruar shumë, u nisa për komision dhe nuk ishte doktori”.

Situata e njëjtë paraqitet edhe te Urgjenca qëndrore në QSUT. Në stola dhe në hije qytetarët presin të vizitojnë të afërmit e tyre, kur në fakt kjo duhet të ishte e ndaluar duke pasur parasysh që ka pasur infektime nga vizitorët që nuk kishin treguar për udhëtimet e tyre në Itali. “Bëri një serum, meqë erdhëm shpejt ngeli këtu tani të bëjë dhe rrezen dhe të ikim. Nuk rrimë nga e mira. I dimë të gjitha, por si do shkojë kjo punë me këta që kemi brenda?”.

Por ndërkohë që në spitale shikon këtë panoramë grumbullimi dhe mosrespektimi të distancës një metër e gjysmë me njëri-tjetrin, në farmacitë e vendit është vendosur rregulli i shërbimit një nga një./oranews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT