Harta e Eurostat: Ku janë dhe sa janë emigrantët shqiptarë në Europë

Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë – sipas Eurostat.

Loading...

Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme edhe në Greqi, por të dhënat nuk janë përditësuar që prej cencusit të 2011-s, ku numëroheshin rreth 480 mijë emigrantë shqiptarë atje.

Sipas Eurostat për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Më pas, me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani, ku jetojnë rreth 49,224 shqiptarë.

Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë (6,146), Suedi (2,889), Austri (2,563), Zvicër 1867, Holandë 1084.

Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5000 individë.

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n.

Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Loading...
Back to top button