Lajm i mirë, nënë Sanija 78 vjeçe dhe gjysh Izedini 79 vjeç shërohen nga koronavirusi

Kryeministri Rama publikon foton e një çifti të moshuarish në Korçë të cilët janë shëruar nga koronavirusi.

“Lajm ë i mirë”, shkruan Rama dhe shton “Nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i te moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan.”

Kujtojmë se sipas përditësimit të fundit, në vendin tonë janë kryer 1919 teste për koronavirusi, kanë rezultuar pozitivë 277 persona, 16 kanë humbur jetën dhe 76 janë shëruar.

Foto e shpërndarë nga Rama: Nënë Sanija dhe gjysh Izedini
91775898_10157598210276523_2970404819342196736_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT