Presidenti i Greqisë qendrime të ashpra, në Tiranë heshtin të gjithë

Festa Kombëtare e Greqisë, që është nisja e revolucionit shqiptar për pavarësimin e vendit fqinj, këtë vit u bë e hidhur shumë, falë deklaratave të Presidentit grek, Pavlopulos.

Kreu i shtetit grek i hodhi prapë benzinë zjarrit, kur tha se se minoriteti grek në Shqipëri po heq pikën e zezë, dhe kërcënoi sërish se integrimi i Shqipërisë nuk do të ndodhë, sa kohë “çamët kanë qenë nazistë”.

Me këtë logjikë, nëse duam integrimin, çamët, meqë janë “nazistë” duhet t’i degdisim edhe një herë në eksod. Duket se qeveria e Edi Ramës ka nisur të orientohet mirë në këtë kërkesë të Presidentit grek, duke i fshirë çamët fare nga faqja e politikës, historisë dhe librave shkollorë.

Ai e bëri të veten, po nuk ia doli, sepse ka ende një formacion politik si PDIU që ia doli të mbijetojë. PDIU ka zë, ka strukturë, është e organizuar dhe ka mijëra vota.

Deklaratave të Presidentit grek, Tirana zyrtare, qeveria iu përgjigj ‘denjësisht’ me heshtje të thellë. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit nuk foli po ashtu.

Kush pati mbetur me shpresën se do reagonte, do thoshte një llaf? Presidenti Ilir Meta?! Njeriu që do sakrifikojë dhe jetën për mëmëdheun. Dhe le ta pranojmë, Ilir Meta ishte i vetmi që ju përgjigj homologut grek. Po si? Në fakt, siç e ka shpesh zakon, i qeshur dhe me foto me Janullatosin dhe zyrtarë grekë të ambasadës.

Në fund, Presidenti i Shqipërisë na jep dhe një porosi që të jetojmë në paqe me grekët, se na ka rënë i madhi fat t’i kemi fqinj. Ndonjë fjalë për Presidentin grek? Ndonjë qendrim për deklaratat e tij agresive? Jo, jo. Lëre, se kështu i kemi ca punë tonat personale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT