Meta një ditë pas kërcënimit të presidentit të Greqisë: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke

Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Ai tha se shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim,harmoni e begati.

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëare të Greqisë.

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Loading...

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim,harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!
“, shkruan Meta.

Një ditë më parë presidenti grek Prokopis Pavlopulos  kujtoi edhe njëherë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit europian, duke vënë theksin në respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Loading...
Back to top button