Lulja që mbillet në Shqipëri u përdor kundër koronavirusit në Kinë

Pas 76 ditësh të vështira, nën masa të rrepta dhe karantinë totale, Wuhan fitoi betejën e tij me koronavirusin dhe sot qytetarët festojnë të lirë fitoren e tyre mbi këtë armik të rrezikshëm që shënon me qindra viktima.
Wuhan tashmë është një qytet i rilindur dhe me një mësim më shumë, pas betejës së vështirë që përballoi me koronavirusin. Qyteti i është rikthyer jetës normale ku rreth 97 përqind e bizneseve janë të hapura si bare, restorante, biznese, fabrika etj.

“Në Wuhan sot pas 76 ditëve në karantinë, ky qytet ka dalë i rilindur dhe me festë nga ditët e vështira që ka kaluar. Por ende mbi 2000 persona marrin shërbim mjekësor në spital dhe 181 vijojnë të jenë në gjendje kritike.
Nëse do të ketë një rritje të numrit të të prekurve apo të vdekurve në vend, atëherë do të zbatohet plani B që përfshin një izolim të dytë të qytetit.
Masat kanë qenë shumë të forta që vuri qeveria, por ato kanë dhënë rezultat. Ka edhe një plan B, do të ketë një skanim, kontroll, nuk është i gjithë qyteti totalisht i hapur, nëse do të ketë sërish të infektuar që vijnë në qytetet e tjera, apo nga jashtë”, tha Myrteza.
Por i pyetur se çfarë u përdor për trajtimin e pacientëve të infektuar nga koronavirusi në Kinë, gazetari Myrtezaj tha se janë përdorur shumë medikamentet tradicionale si sherebela, por gjithashtu janë përdorur dhe drogat e lehta.
“Mbi 80% e medikamenteve që luftuan koronavirusin në Kinë, kanë qenë medikamente tradicionale kineze. Zvicra ka pasur ndikim më të madh drejt medikamenteve tradicionale kineze, sherebela është përdorur shumë duke e përgatitur me medikamente të tjera.
Ka pasur edhe përdorim të drogave të lehta. Sherebela ka qenë mbretëresha e medikamenteve të përdoruara në Kinë për pacientët e prekur me koronavirusit”, u shpreh Myrteza.
Kujtojmë që sherbela është një nga bimët kryesore për kurimin e rrugëve të frymarrjes.
Sherebela shqiptare ka arritur të zoterojë 70% të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Bimët medicinale janë kampioni i kampionëve në eksportet shqiptare. Janë i vetmi artikull, ku në bilancin tregtar, jo vetëm që nuk e kemi negativ, siç është në përgjithësi bilanci tregtar shqiptar, por e kemi në raportin 1 me 33. Pra, eksportojmë 33 herë më shumë se sa importojmë. Ne kemi sot pothuajse 70% të tregut në SHBA për sherebelën.” (VIDEO Ministri i Bujqësisë)
Shënim: Nuk do të thotë që Shqiperia do të bej namin dhe do ti vij shpëtimi botës nga sherebela Shqiptare, por thjesht për të treguar që kjo bimë aq masive e kultivuar në Shqiperi, përvecse nuk i dihet vlera, por ajo e gjitha tregëtohet jashtë me cmime tepër qesharake. Kjo tokë që quhet Shqipëri, rrit aq shumë pasuri të cmuar saqo cdo vend do të na kishte zili , e nëse do ta përdornim sic duhej potencialin e saj nuk do të ishim këtu ku jemi sot..