Furtunë në qeveri: Ikin Ahmetaj, Gjiknuri, Nikolla, Bushati! Kush janë ministrat e rinj

Nga Asambleja e PS, kryeministri Rama lajmëroi ndryshime të forta në kabinetin qeveritar.Rama tha se çdo anëtar i kabinetit qeveritar që ka bërë 5 vite do të largohet, ndërsa theksoi se qeveria e re do ketë 50% gra.“Të gjithë ata që kanë mbi 5 vjet në kabinet duhet t’ja lënë vendin të tjerëve. Jam kundër rezultatit të çdo sektori..”, u shpreh Rama.Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e BujqësisëMirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Elva Margariti në Ministrinë e KulturësSolina Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.Largohet zv. kryeministrja Senida Mesi do të zëvendësohet nga Erion Braçe. /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT