Rama tregon se si do të bëhet transparenca për 1.15 miliardë eurot e rindërtimit

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se fondi për rindërtimin do të kontrollohet me kujdes të madh nga vetë donatorët, të cilët do ta administrojnë.

Ne nuk do të administrojmë jo vetëm asnjë qindarkë të tyre, por as tonat. Kemi ndërtuar një mekanizëm për transparencë dhe mbi të gjitha një mekanizëm për ecurinë e zbatimit. Komiteti ynë shtetëror i rindërtimit do të kenë në përbërjen e vet edhe përfaqësues të donatorëve dhe mekanizmat e zbatimit, janë mekanizma të donatorëve. Nuk të jep njeri pa garanci”, tha Rama në “Real Story”.

I pyetur se në këtë proces transparence, do të jetë opozita, kreu i qeverisë u përgjigj: “Nuk e ftojmë opozitën për transparencë. Ne do të kemi kontrollues ata që kanë dhënë paratë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT